Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa i kërkon Von Der Leyen që BE të liberalizojë vizat me Kosovën

Dua Lipa i kërkon Von Der Leyen që BE të liberalizojë vizat

Presidentja e Komisionit Euripian Ursula Von der Leyen është takuar me këngëtaren shqiptare nga Kosoava,  Dua Lipën - fama e së cilës është në të gjithë botën.

Mesa duket, presidentja e Komisionit Europian është një fanse e Duas pasi ajo ka postuar foton me këngëtaren dhe shkruan:

“Shumë e lumtur që takova DUA LIPA-n në Çmimet e Lidershipit të Këshillit Atlantik. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë ‘ngrihemi në ajër’”, shkruan ajo duke përdorur titullin e albumit të Dua Lipas, “Levitating”.

Ndërkohë, Dua Lipa nga ana tjetër - si një ambasadore shumë e mirë e Kosovës - ka shfrytëzuar këtë moment për t`i bërë një kërkesë publike komisioneres.

Dua Lipa i kërkon Von Der Leyen që BE të liberalizojë vizat

Dua Lipa tha se pasi Kosova ka mbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar për liberalizimin e vizave për më shumë se tre vjet më parë, "a nuk është koha të arrihet tani?".

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani? Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë në një mënyrë tjetër. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”.

Në fund, pasi përfundoi fjalimin fantastik, Lipa ftoi presidenten Vjosa Osmani, duke iu drejtuar:

“Ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Presidente Vjosa Osmani. Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Presidente Vjosa Osmani."

 

Të fundit