Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa mbështet fushatën për të dhunuarit gjatë luftës së Kosovës

Dua Lipa mbështet fushatën për të dhunuarit gjatë

Prej disa ditësh, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka iniciuar fushatën e saj teksa kërkon për drejtësi për historinë e saj.

Ajo një ditë më parë iu shpërndau kolegëve të saj në parlament banderola me mbishkrimin  “#rallyforherjustice (së bashku për drejtësinë e saj).

Dua Lipa mbështet fushatën për të dhunuarit gjatë

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Dua Lipa, e cila ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto teksa fton të tjerët t`i bashkohen kësaj iniciative. Dua Lipa i është bashkuar thirrjeve për marsh para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në Nju Jork

“Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në New York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Dua Lipa mbështet fushatën për të dhunuarit gjatë

Mbi 73 milionë ndjekës të këngëtares janë informuar mbi kauzën e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë me ç’rast këngëtarja ka bërë thirrje edhe për pjesëmarrje në marshin që do organizohet në Nju Jork.

Të fundit