Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa mbështet publikisht Joe Biden: Na mbështeti kur Kosova u përball me një katastrofë njerëzore

 

Dua Lipa mbështet publikisht Joe Biden: Na mbështeti kur Kosova u

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa prej kohësh është shprehur hapur kundër presidentit amerikan, Donald Trump dhe tashmë është publikisht mbështetëse e Joe Biden.

Kjo lidhet dhe me historinë dhe çështjen e Koosvës.

Këngëtarja i është drejtuar me një mesazh gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë dhe ka treguar arsyen kryesore përse ata duhet të votojnë Biden:

“Përshëndetje të gjithëve, jam Dua Lipa. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden na qëndroi pranë kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet.”

Të fundit