Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa për “Financial Times”: Jugu i Shqipërisë është i pakrahasueshëm

Dua Lipa për “Financial Times”: Jugu i Shqipërisë

Dua Lipa ka dhënë një intervistë së fundmi për "Financial Times" ku ka rrëfyer për jetën e saj profesionale dhe jo vetëm. Ndër të tjera, Dua ka folur dhe për Shqipërinë. Dua u pyet për vendin që mezi pret të kthehet dhe ajo tha "Shqipëria".

“Një vend ku mezi pres të kthehem është Jugu i Shqipërisë. Isha për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende”, ka thënë këngëtarja shqiptarë për "Financial Times"

Dua Lipa për “Financial Times”: Jugu i Shqipërisë

Këngëtarja 26-vjeçare ka treguar dhe për hobit e saj dhe ka zbuluar një detaj mjaft interesant për fansat e saj, siç është koleksionimi i filxhanëve të çajit:

“Kam një koleksion të madh të filxhanëve. Kohët e fundit isha në një aeroport në Helsinki ku ka një dyqan Moomin plot me filxhanë, dhe u ndjeva sikur kisha nevojë për secilën prej tyre. Më kujtohet se kam blerë një të tillë në udhëtimin tim të parë në Stokholm. Më pëlqen një filxhan me përmasa shumë të mëdha, sepse më pëlqen çaji im."

Dua Lipa për “Financial Times”: Jugu i Shqipërisë

Ndërsa për preferencat e saj në ushqime, Dua tha:

“Në frigoriferin tim, do të gjeni një koleksion të gjerë salcash të nxehta. Unë jam shumë e mirë për erëza në përgjithësi: dua të kem gjithçka, nga majonezë vegan, majonezë normal e deri te salca me nenexhik. Në thelb, unë jam një “vajzë e guximshme”. Dhe pastaj është një pastë specash ballkanike e quajtur Ajvar, e bërë nga speca të copëtuar, e cila është gjithashtu e shijshme.”

Këngëtarja që admirohet jo vetëm për muzikën e saj por edhe për stilin, ka treguar nga kush frymëzohet:

“Ikona ime e stilit është Kristen McMenamy. Fushata e saj Versace e vitit 1993 më frymëzoi për videon e “Neë Rules” . Unë jam bërë mike me Kristen tani, dhe ajo është po aq e mrekullueshme në jetën reale. Ajo pëlqen të kërcejë, ajo është vetëm një top i madh i ndritshëm.”

Të fundit