Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri me të dashurin e ri, Callum Turner

Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri me të dashurin e ri, Callum

Shqipëria mbetet destinacioni i zemrës për Dua Lipën, e cila është rikthyer sërish në vendlindje për të kaluar disa ditë pushimi nën diellin dhe magjinë e jugut shqiptar. Këtë herë, këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur të festojë Pashkën në Shqipëri, në shoqërinë e të dashurit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ajo shihet duke shijuar detin dhe qetësinë pranë partnerit, teksa shkruan: “Pashkë në shtëpi”.

Pushimi vjen pak ditë përpara nisjes së turit të saj muzikor “Radical Optimism” në Europë, duke e shfrytëzuar këtë periudhë për relaks dhe energji pozitive. Prania e saj në vend ka ngjallur entuziazëm edhe te fansat, që nuk humbasin rastin për të treguar krenarinë për suksesin ndërkombëtar të këngëtares shqiptare.

Të fundit