Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa shkëlqen në pasarelën e modës së Balenciaga-s

Dua Lipa shkëlqen në pasarelën e modës së Balenciaga-s

“Balenciaga Haute Couture” realizoi në Paris një sfilatë të mbushur me yje duke mbledhur disa prej personazheve më të njohur në botë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përkrah yjeve si Kim Kardashian, Bella Hadid, Naomi Campbell dhe Nicole Kidman parakaluan në shfaqjen e modës për koleksionin e ri të markës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

E veshur me një fustan të verdhë dhe një bisht të gjatë që i vinte nga pas, Dua Lipa shkëlqeu në pasarelë. Veshja e yllit të pop-it u kompletua me dorëza të gjata me ngjyrë të zezë dhe këpucë me taka me po të njëjtën ngjyrë.

Dua Lipa shkëlqen në pasarelën e modës së Balenciaga-s

Pas ngjarjes së modës, krijuesja e shumë hiteve botërore ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram pamje nga eventi, duke u shprehur e lumtur për pjesëmarrjen. Bukuroshja ka shkruar se:

‘Balenciaga Haute Couture’ show i 51-të. Nder dhe ëndërr të jem pjesë e shfaqjes tënd të bukur.

Dua Lipa shkëlqen në pasarelën e modës së Balenciaga-s

Të fundit