Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa: Tirana ka një vend special në zemrën time

Dua Lipa: Tirana ka një vend special në zemrën time

Sot kanë nisur aktivitetet e vitit 2022, që përkojnë me hapjen zyrtare të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Dua Lipa përmes një video-mesazhi dërguar shqiptarëve, i ka përshëndetur të gjithë bashkëkombësit e saj, duke konfirmuar se së shpejti do të jetë në Tiranë për një koncert.

“Përshëndetje çuna, përshëndetje kryebashkiakut Erion. Shpresoj që po kaloni të gjithë mirë! Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festës tuaj të madhe që do të zgjasë në të gjithë vitin në Tiranë, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Tirana mban një vend special në zemrën time, jo vetëm prej rrënjëve të mia shqiptare, por gjithashtu dhe për atmosferën pozitive dhe energjinë e mrekullueshme. Tirana është si një shtëpi për mua dhe dua që e gjithë bota ta dijë. Kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar Evropës talentin dhe potencialin e rinisë shqiptare. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve në Tiranë dhe jam e sigurt që secila prej tyre do jetë një sukses. Mezi pres të jem aty me ju me miqtë e mi dhe të bashkohemi në festën tuaj por deri atëherë ju dërgoj shumë puthje”, thotë Dua.

Të fundit