Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa vë bast për filmin "Zgjoi": Do të fitojë "Oscar"

Dua Lipa vë bast për filmin "Zgjoi": Do të fitojë

Faqja zyrtare e filmit “Zgjoi” (Hive) në Instagram ka shpërndarë një postim ku jepen dhe përshtypjet  këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Dua e ka mbështetur këtë film dhe këtë kast që prej fillimit dhe vazhdin ta bëjë.

Kjo përkrahje vjen pasi Kosova është futur për herë të parë në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars 2022”.Derisa ka nisur procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, promovimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale nisur nga personazhet e njohur e deri tek qytetarët e thjeshtë.

Çfarë ka thënë Dua për filmin:

“Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar.

Flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.

Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HIVE (@hive.film)

 

Të fundit