Flash News

POLITIKOFF

"Dua t`i jap vetës pak pushim", aktorja e njohur shkëputet nga projektet televizive

"Dua t`i jap vetës pak pushim", aktorja e njohur shkëputet

Njihet gjerësisht edhe për publikun shqiptar por sidomos në Meksikë dhe në të gjitha vendet ku janë blerë serialet ku ajo ka luajtur. Më së shumti identifikohet për rolin e "Terezas", aktorja e njohur meksikane Angelique Boyer.

Aktorja ka bërë një deklaratë të papritur teksa është shprehur se do të largohet nga televizioni pas mbarimit të xhirimeve të serialit ku po luan "Imperio de Mentiras". Ky është një serial i përshtatur nga seriali turk "Kara Sevda".

“Dua t’i jap vetes pak pushim, edhe pse nuk dua. Nuk do jem në ekran, të paktën për 1 vit”-tha Angelique Boyer, duke zhgënjyer kështu jo pak fansa.

 

 

Të fundit