Flash News

POLITIKOFF

Dueti i fundvitit! Dafina tregon çdo detaj nga bashkëpunimi me Ylli Limanin

Dueti i fundvitit! Dafina tregon çdo detaj nga bashkëpunimi me Ylli

Një bashkëpunim i ri muzikor do të vijë në prag të festave të fundvitit nga Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani.

Këngëtarja publikoi një video nga studioja me Limanin, duke pohuar zërat për duet. Dafina ka postuar sot në Intagram një video dhe ka treguar çdo gjë që dëshironim të dinim në lidhje me këngën.

Këngëtarja ka zbuluar se kënga do të publikohet këtë muaj, por data mbetet ende sekret. Bashkëpunimi mes tyre do të mbajë titullin “Mos shko”, e siç duket do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kënga është regjistruar në studio dhe tani po ripërpunohet për t’u bërë gati për publikim. Dafina ka treguar se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe nga reperi Elinel.

Dueti i fundvitit! Dafina tregon çdo detaj nga bashkëpunimi me Ylli

Të fundit