Flash News

POLITIKOFF

Dukagjin Lipa flet për vajzën e Gigi Hadid - kunatës së Duas: Ka një bebe shumë të mirë

Dukagjin Lipa flet për vajzën e Gigi Hadid - kunatës së

Dukagjin Lipa ka qenë i ftuar në një lidhje Skype për "Klan Kosova" ditën e sotme. Përveç zgjedhjeve në Kosovë dhe thirrjes që ai i ka bërë shqiptarëve të votojnë.

“E kam ndjerë si obligim qytetar. Të gjithë jemi të vendosur në shtete të ndryshme të botës, mërgata e ka gjetur kohën të vijë në Kosovë dhe të votojnë por ky vit ka qenë më i vështirë për udhëtime. E mira është që lejohet vota përmes postës, kështu që është me rëndësi që ne të gjithë të jemi të bashkuar për një lëvizje të tillë. Ta tregojmë zërin tonë në lidhje me zgjedhjet në Kosovë që të kemi një shtet çdo herë më të mirë.  Secila votë e ka rëndësinë e vet, sa më shumë që dalin në votime, vota e popullit ka domethënie më të madhe. Dalja në votime është e rëndësishme sepse me dalje masive, tregohet dëshira e vërtetë e popullit. Ajo që ka rëndësi është se duhet të përqendrohemi në kohën kur thotë KQZ. Unë e kam lansuar linkun zyrtar ku të gjithë duhet të marrin dokumentet aty. E mira e këtij votimi është se jo vetëm personat si unë që kanë pasaportë të Kosovës por edhe fëmijët tanë kanë të drejtë votimi edhe nëse nuk kanë pasaportë të Kosovës. Është e mirë edhe për gjeneratat e reja që kanë lidhje me vendin tonë. Mendoj që krejt mërgata janë kontribues shumë të mëdhenj ekonomik të vendit tonë, mbajmë shumë familje në Kosovë me punën që bëjmë në diasporë. Kanë shtëpia, banesa, janë taksa pagues prandaj edhe e drejta e tyre për të votuar është e pamohueshme”.

Lipa tregoi që Dua dhe e gjithë familja e tij janë regjistruar për të votuar:

“Edhe Dua i ka marrë dokumentet dhe e gjithë familja."

 Gazetarja e ka pyetur dhe për Dua Lipën në lidhje me kunatën, Gigin. Gazetarja  e ngacmoi duke e pyetur nëse ka qenë në shtëpinë e Gigit për ta uruar tani që është bërë nënë. Dukagjini tha se Dua ka qenë në shtëpinë e supermodeles për mirëseardhjen në jetë të fëmijës së saj, por ata jo. 

“Dua ka qenë por ne jo! Ka një bebe shumë të mirë!”

Të fundit