Flash News

POLITIKOFF

Dy serialet shqiptare që do transmetohen këtë vit në ekranet shqiptare

Dy serialet shqiptare që do transmetohen këtë vit në ekranet

Në Shqipëri serialet turke janë shumë të ndjekura dhe para tyre ishin ato spanjolle dhe meksikane. Mesa duket më në fund po futemi dhe ne në zhanrin e serialeve dhe si shumë vende të tjera të botës, ky zhanër është në hapat e parë në vendin tonë.

Seriale ku flitet shqip dhe tregohen histori reale që janë të bazuara dhe në realitetin shqiptar, këtë premton Dalina Buzi me serialin e shumë përfolur "Snob", i cili duket se prapa ka një investim shumë të madh në kastin e aktorëve, në skenar, në grafikë dhe të gjitha kompnentët e duhur për një serial të arrirë.

Dalina Buzi që është dhe skenaristja dhe producentja e këtij seriali, ka treguar herë pas herë disa momente nga realizimi gjatë gjithë kësaj kohe dhe duket se pritja ka marrë fund, pasi në sezonin e ri televiziv do mund ta shohim serialin në Top Channel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dalina Buzi (@dalinabuzii)

Por “Snob” nuk do jetë i vetmi serial në ekran këtë vjeshtë. Nga muaji qershor po vazhdojnë xhirimet e “Humans of Tirana”, projekt ky që mban vulën e Ermal Mamaqit me një kast aktorësh dhe ekip realizues të dëshmuar. Ndonëse ende nuk është zyrtare, besohet se “HOT” do të transmetohet në TV Klan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megi Pojani © (@megipojani)

Të fundit