Flash News

POLITIKOFF

Dy shqiptaret që performuan me krenari në AMAs, Dua Lipa ndër performancat më të bukura të mbrëmjes

 

Dy shqiptaret që performuan me krenari në AMAs, Dua Lipa ndër

Tashmë janë ngarkuar në kanalet e tyre në Youtube dhe për të gjithë ju që e humbët performancëne  Bebe Rexhës me Doja Cat dhe Dua Lipës, mund t`i shijoni.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u ngjit në skenën e "MTV American Music Awards" dhe performoi këngën e saj me Doja Cat  “Baby, I’m jealous”.

Kënga është klikuar shumë dhe erformanca e tyre është konsideruar si një më të mirat.

Ndërkohë nga ana tjetër, Dua Lipa ka performuar nga Londra, pasi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të situatës pandemike. "Levitating" ishte kënga që performoi Dua e cila i ka dhënë një sukses akoma më të jashtëzakonshëm këngëtares shqiptare.

Momenti kulminant i Duas ishte kur u ngjit në ajër teksa mbylli performancën e saj të shndritshme. Performanca e Dua Lipës është ndër më të klikuarat në Youtube të mbrëmjes së ndarjes së çmimeve në AMAs, e cila është postuar sot dhe ka kaluar 1 milionë klikime.

 

Të fundit