Flash News

POLITIKOFF

Dyshja "Alban dhe Ajola" rikthehen sërish, bashkëshortja e Veliajt kreatore e këngës së Skënderajt

Dyshja "Alban dhe Ajola" rikthehen sërish, bashkëshortja e

Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të re, një baladë romantike që mban titullin  “Kush ta ndien ty aromën”.

Përveç tekstit dhe melodisë që janë shumë të bukura - siç Albani i bën gjithmonë këto këngë, bie në sy dhe klipi i tij.

I veshur me të bardha dhe një vajzë që shfaqet erë pas here në vazhdim dhe detaje të tjera të përdorura e bëjnë këtë këngë akoma më prekëse. Ideimi i këtij klipi mban vulën e Ajola Xoxës, e cila përmes një postimi në ka falenderuar përzemërsisht Albanin për besimin e plotë që i dha, duke mos i vënë asnjë kusht në ideimin vizual të këngës.

Kjo nuk është hera e parë që Ajola dhe Albani bashkëpunojnë. Kur Skënderaj bashkëpunoi me Noizyn, klipi u realizua nga Ajola. Gjithashtu bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, ka ideuar klipin e Eugent Bushpepës, për këngën përfaqësuese të Shqipërisë në ‘Eurovizion’.

Dyshja "Alban dhe Ajola" rikthehen sërish, bashkëshortja e

Të fundit