Flash News

POLITIKOFF

Dyshohet se David dhe Victoria e çuan Brooklyn në New York për ta mbajtur larg Rita Orës

Dyshohet se David dhe Victoria e çuan Brooklyn në New York për

Brooklyn Beckham ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Nicola Peltz. Një dasmë luksoze në "Palm Beach". Djali i çiftit të njohur David dhe Victoria ka punuar si futbollist, model, fotograf dhe kuzhinier. Ai është përfolur për lidhje të shumta të dashurisë.

Hana Cross, Alex Lee Aillon, Lexy Panterra, Lexi Wood, Madison Beer, Afton McKeith, Sofia Richie, Sonia Ben Ammar dhe Chloe Grace Moretz, janë vetëm disa nga femrat e famshme me të cilat Brooklyn ka dalë në të kaluarën.

Dyshohet se David dhe Victoria e çuan Brooklyn në New York për

Pjesë e kësaj liste dyshohet të ketë qenë edhe këngëtarja shqiptare nga Kosova, Rita Ora. Këngëtarja Rita Ora dhe djali i madh i Beckhamit thuhej se ishin në një lidhje të shkurtër në kohën kur ai ishte 18 vjeç dhe ajo 26. Me sa duket, ata u takuan në fshehtësi dhe shkëmbyen shumë mesazhe flirti – megjithatë, të gjithave iu erdhi fundi kur prindërit e tij të famshëm e morën vesh.

Dyshohet se David dhe Victoria e çuan Brooklyn në New York për

Duke pasur parasysh se Rita më parë ishte në lidhje me mikun e ngushtë të familjes, Dave Gardner, David mësohet të ketë qenë shumë i tërbuar kur mësoi për lidhjen e fshehtë. Si rezultat, Victoria dhe bashkëshorti David e ndaluan Brooklynin të takohej me Ritën, aq sa e dërguan atë të jetonte në New York për ta mbajtur atë larg këngëtares.

Dyshohet se David dhe Victoria e çuan Brooklyn në New York për

Dyshohet se David dhe Victoria e çuan Brooklyn në New York për

Të fundit