Flash News

POLITIKOFF

E akuzoi se i grabiti shtëpinë, reagon ish-bashkëshortja e Endri Priftit: Ai nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme

E akuzoi se i grabiti shtëpinë, reagon ish-bashkëshortja e Endri

Pak ditë më parë, Endri Prifti denoncoi në programin “Stop” në Tv Klan, ish-bashkëshorten se i grabiti një apartament me ndihmën e disa institucioneve shtetërore. Këngëtari dhe ish-bashkëshortja Anjeza Kolevica, i kanë dhënë fund martesës së tyre në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjykata vendosi që apartamenti, në proces përpjesëtimi, të bllokohej nga Kadastra e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa cëshrtje të zgjidhej ligjërisht.

Endri Prifti, në denoncimin publik, tha se kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj. Por Kolevica ka reaguar duke thënë se prona ka qenë në emër të saj, përpara martesës.

Apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish-bashkëshortin tim. Apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët. Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro dhe kjo deklaratë është krejtësisht e pavërtetë. Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nëse bëhet një verifikim tek tatimet, në 15 vitet e fundit, rezulton që Endri Prifti nuk ka asnjë të ardhur”.

Këngëtari Endri Prifti akuzoi edhe institucionet shtetërore që i lejuan ish-bashkëshortes së tij ta shiste pronën, ndërkohë që ishte ende në proces gjyqësor.

Po ashtu, ish-bashkëshortja shton se: “Bashkëshorti im në procesin gjyqësor që ka ngritur në gjykatën e Korçës, ka pretenduar vetëm kthimin e një shume monetare dhe jo të ndonjë pasurie të paluajtshme. Për shkak të këtij pretendimi, gjyqtari i çështjes që ishte në atë kohë, i cili u përjashtua më pas nga gjykimi me vendim gjyqësor, ka vendosur që pasuria ime të bllokohej deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Kundër këtij vendimi gjyqësor, ne kemi bërë ankim në Gjykatën e Apelit Korçë, e cila më 21 korrik të vitit 2020 e ka shfuqizuar këtë vendim, duke liruar pronën. Prona është shitur në muajin gusht 2020, pra pasi bllokimi i saj kishte rënë me vendim të formës së prerë dhe nga informacioni që kam, ajo është rishitur pas 1 viti e gjysmë nga pala blerëse dhe jo pas një muaji, sikundër u pasqyrua gjatë emisionit investigativ”.

Të fundit