Flash News

POLITIKOFF

E akuzon për falsifikim, Luiz Ejlli i përgjigjet Prokurorisë së Lushnjes

E akuzon për falsifikim, Luiz Ejlli i përgjigjet Prokurorisë

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli ka reaguar pas lajmeve se Prokuroria e Lushnjes kërkon dënim për të, pasi e akuzon se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

Përmes një postimi në Instagram, Luizi shkruan me ironi se siç duket Lushnja është mërzitur se zgjodhi Shkodrën për të kënduar.

"Lushnja u mërzit kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas," shkruan Ejlli.

Luiz Ejlli është duke shijuar suksesin pas daljes nga Big Brother Vip Albania 2, edicioni i cili i fitua nga Ejlli. Përpos, çmimit të madh, Luizi fitoi zemrat e publikut dhe pas daljes pa se pëlqyeshmëria e tij në publik kishte kapur majat.

E akuzon për falsifikim, Luiz Ejlli i përgjigjet Prokurorisë

Të fundit