Flash News

POLITIKOFF

E frymëzoi për këngën e Sanremo-s, Ermal Meta humb njeriun e dashur: Kisha premtuar të të takoja

E frymëzoi për këngën e Sanremo-s, Ermal Meta humb njeriun e

Njeriu që frymëzoi Ermal Metën për këngën "Vietato Morire" (E ndaluar të vdesësh) me të cilën konkurroi në Sanremo, nuk jeton më. Bëhet fjalë për mësuesen e shkollës fillore të Ermal Metës, Margarita Feka, e cila është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e ka bërë vetë me dije Ermali në rrjetet sociale ku ka hedhur dhe një foto të vjetër nga shkolla ku krahas fotos shkruan:

“Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb. Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Të fundit