Flash News

POLITIKOFF

E imiton në "Portokalli", aktori përballet me Palomën: I kemi këmbët e bukura të dy

E imiton në "Portokalli", aktori përballet me Palomën:

Aktori i "Portokallisë" Irgen Çela imiton Palomën si personazh të BBV dhe më në fund të dy janë përballur në "Shqipëria Live".

Mes batutash Paloma i tha Irgenit: “Të paktën m’i bëj vetullat pak më të trasha”.

Irgeni: Kemi parë një foto dhe aty jemi bazuar.

Paloma: Atëherë do të të sjell një foto tjetër.

Irgeni tregoi se e ka pranuar me kënaqësi këtë rol: “Paloma është shumë energjike, edhe unë jam energjik, flasim shumë. Dhe sidomos, të dy i kemi këmbët shumë të bukura, ngjajmë te kjo pjesë”.

Paloma nga ana tjetër tregoi për eksperiencën në shtëpinë e Big Brother, ku dnër të tjera tha se është penduar për disa gjëra që ka bërë në shtëpinë e “BBV”:

“Nuk do isha më motër e vëlla me asnjë. Edhe debati mes Ilirit dhe Donaldit na ka penalizuar. Unë u mundova shumë t’i sheshoja gjërat, por nuk ia dola dot. U penalizuam ne të tjerët. Nuk do të isha më aq e afërt me asnjë”.

Të fundit