Flash News

POLITIKOFF

E imiton në "Portokalli", Florjan Binaj mbështet publikisht Ilirin: Nuk bëj sondazhe në rrjetet sociale pasi manipulohen

E imiton në "Portokalli", Florjan Binaj mbështet publikisht

Të shumtë janë personazhet e famshëm që kanë dalë publikisht në përkrahje të një banori apo një tjetri. Ky edicion VIP i "Big Brotherit", ka kaluar çdo pritshmëri, duke e bërë një prej programeve më të ndjekura në televizionet shqiptare si dhe më të komentuarin në rrjetet sociale.

Pavarësisht që artistët e rinj dhe që kanë dhe më shumë ndjekës në rrjetet sociale kanë dalë pro Donaldit, duket si disa të tjerë, me karrierë disa vjeçare e kanë mbështetur balerinin e njohur në qetësi.

Njëjtë ka ndodhur dhe me Florjan Binajn, aktorin ikonik të "Portokallisë", i cili po ashtu ka imituar personazhin e Ilirit në këtë edicion.

Pak më parë ai ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku shkruan se mbase ky është mendimi i tij i ndryshëm por edhe i ngjashëm me të gjithë, duke nënkuptuar që masa më e madhe e popullit shqiptar që ka të drejtën e votës, e pëlqen Ilirin.

"Sot të 4 banorët e BBV janë fitues, por si në një garë vrapi, edhe 1mm ose 1/100 e sekondit të bën fitues... Unë besoj, dua dhe mendoj që e meriton ta fitojë këtë BBV Ilir Shaqiri. Nuk do bëj asnjë sondazh ose votim sepse e di që në Instagram ka me qindra e mijëra profile fallco dhe çdo gjë manipulohet.  Doja thjesht të shpreh mendimin tim që mund të jetë i ndryshëm por edhe i ngjashëm me të gjithë."

E imiton në "Portokalli", Florjan Binaj mbështet publikisht

Të fundit