Flash News

POLITIKOFF

"E ka kopjuar nga Trump", Iris Luarasi krahason Ramën me presidentin amerikan  

 

"E ka kopjuar nga Trump", Iris Luarasi krahason Ramën me

E ftuar në "Kohë moderne" në Radio Televizionin Shqiptar, pedagogia dhe aktivistja Iris Luarasi, ndryshe nga herët e tjera, ka folur për veten e saj, karrierën dhe marrëdhëniet që ka me personazhet e njohura por dhe për opinionet për politikanët dhe kolegët e saj gazetarë.

Teksa foli për kreun e PD-së, Bashën dhe për Monika Kryemadhin, Irisit iu kërkua të japë dhe një opinion për kryeministrin Rama. Për Luarasin, ajo që bën gabim Rama është se e etiketon "kazan" median dhe se kjo është e kopjuar nga presidenti Trump dhe se kjo gjë nuk të bën politikan të mirë ty kur gjen gabim tek mediat.

"Pjesa që më pëlqen tek Rama është kjo pjesa e menaxhimit të krizave por e vetmja gjë që nuk më ka pëlqyer asnjëherë është thërritja e tij për median "kazan", një thirrje që në fakt unë mendoj se e ka kopjuar nga presidenti Trump kur filloi gjithë historinë e tij për "fake news" dhe mendoj se nuk të bën politikan të mirë ty kur gjen gabim tek mediat sepse bëjnë aq shumë gabime politikanët në sjelljet e tyre saqë duhet të shohin njëherë atë që kanë brenda vetes, pastaj të shkojnë e të gjejnë gabime në  një sektor tjetër."

 

Të fundit