Flash News

POLITIKOFF

Erjola "ngujohet" në tualet pas gjestit të Romeos: Zhduku!

Erjola "ngujohet" në tualet pas gjestit të Romeos: Zhduku!

Nuk kanë të sosur debatet në Big Brother VIP3, Erjola Docin  dhe Romeo Veshajt, janë protagonistet e debatit më të fundit .

Ka qenë një gjest i Romeos i cili i ka derdhur në dekolte një pije Erjolës qe ka shkaktuar debatin kësaj radhe.

Ky gjest e ka mërzitur tej mase Erjola Docin e cila është mbyllur në tualet dhe nuk ka pranuar te flas apo dal nga tualeti pavarësisht insistimeve te Romeos për tu sqaruar.

Pjesë nga diskutimi:

Erjola: Po më merret fytyra jashtë nga papjekuritë tuaj

Romeo: Po të merret fytyra jashtë? Pse mo spirti?

Erjola: Mu zhduk se nuk të flas dot, nuk dua të të shoh me sy! Zhduku! Mos më detyro se nuk kam nga ik këtu

Romeo: Po jo mo shpirti, më dhemb kur më thua, o vajzë. Nuk ishte ai qëllimi

Erjola: E kam borxh të ta fus një surratit, mu zhduk, më lër rehat. Ik

Romeo: Çfarë po thua moj dil jashtë të sqarohemi

Erjola: Nuk dua asnjë sqarim, reagove në moment. Ik, o Romeo

Romeo: O zemra nuk ishte ai qëllimi

Erjola: Ik o Romeo

Romeo: S’është normale!

Të fundit