POLITIKOFF

“E kam harruar shqipen”/ Jeton si e pastrehë në New York, Parashqevi Simaku rrëfehet pas dekadash

“E kam harruar shqipen”/ Jeton si e pastrehë në New York,

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, e cila është larguar nga skena shqiptare prej gati 30 vitesh dhe ka eliminuar çdo dalje publike pas emigrimit në SHBA, ka tronditur opinionin publik me pamjet e fundit.

Një televizion amerikan publikoi dy ditë më parë imazhe të saj, ku legjenda e muzikës shqiptare shfaqet si e pastrehë dhe duke marrë ndihma nga vullnetarët. Sot, në disa pamje të tjera të publikuara në rrjetet sociale, Simaku shihet teksa bisedon me dy gra shqiptare, duke rrëfyer për jetën e saj në emigrim.

Gjatë bisedës, këngëtarja shprehet se ka humbur aftësinë për të folur rrjedhshëm shqip, pasi prej vitesh komunikon vetëm në anglisht. "E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip," u shpreh ajo.

Në bisedën e ngrohtë dhe prekëse, njëra prej grave i sugjeron Simakut të përdorë buzëkuq për t’u dukur më mirë, duke theksuar se ajo ka ende bukurinë e saj natyrale. Simaku pranon me modesti, ndërsa përmend se është aktive në Facebook dhe aty mban kontakte me familjen e saj.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite.

Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

 

Të fundit