Flash News

POLITIKOFF

"E kam mik", Rama komenton shkeljen e masave nga Ermal Mamaqi

"E kam mik", Rama komenton shkeljen e masave nga Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi theu protokollin antiCovid, Rama: E kam mik

Ermal Mamaqi ka shkelur rregullat antiCovid duke grumbulluar njerëz në sallë teksa u ka dhënë atyre trajnime mbi zhvillimin personal të karrierës - një pasion i ri i moderatorit dhe aktorit të humorit.

Fotot e njerëzve që nuk ruajnë asnjë distancë sociale e fizike dhe as nuk mbajnë maskë (siç dhe mund t`i shihni) janë publikuar vetë nga Mamaqi - të cilat më pas i ka fshirë.

Ermal Mamaqi nuk mund t`ja japë këtë shembull që i dha shqiptarëve

Madje dhe vetë Mamaqi nuk mban asnjë maskë teksa moderon edhe pse ai është në një ambient më të hapur dhe nuk ka njerëz afër, por sërish kjo bie ndesh me protokollin e rregullave antiCovid për përhapjen e virusit.

"E kam mik", Rama komenton shkeljen e masave nga Ermal Mamaqi

Në këtë trajnim nuk janë zhvilluar vetëm orë "leksioni" por edhe festime, valle dhe këngë, që janë filmuar nga të pranishmit, përfshirë dhe këngëtarja e famshme Elvana Gjata - mike e ngushtë e Mamaqit.

Më herët, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila u detyrua të përgjigjej, pasi u pyet tri herë nga gazetarët për aktivitetin e Mamaqit, tha se komediani është gjobitur.

"E kam mik", Rama komenton shkeljen e masave nga Ermal Mamaqi

 Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe Rama,  pasi është pyetur nga mediat ndërsa ndodhet në Rinas në pritje të 1170 dozave të reja të vaksinave anti-covid nga kompania Pfizer.

Rama ka thënë se Mamaqin e ka mik por nuk mund të japë atë shembull.

"Kam respekt për Ermal Mamaqin, e kam mik por nuk mundet të japë atë shembull , është e pamundur, pa llogaritur partitë politike, përfshirë edhe njerëz të PS,"- tha kryeministri.

"E kam mik", Rama komenton shkeljen e masave nga Ermal Mamaqi"E kam mik", Rama komenton shkeljen e masave nga Ermal Mamaqi

Të fundit