Flash News

POLITIKOFF

E kritikoi për këngët, Elhaida Dani i përgjigjet Elton Dedës

E kritikoi për këngët, Elhaida Dani i përgjigjet Elton

Në një postim që Aurela Gaçe kishte bërë për këngët e reja të Elhaida Danit, komentoi dhe Elton Deda, për të cilin këngët ngjanin thuajse njësoj të gjitha. Kjo shërbeu që të hapej një debat në rrjetet sociale ku u përfshi dhe vetë Aurela por edhe fansat e Elhaidës, të cilët debatuan me Elton Dedën nëpër komente.

Ndërkohë, vetë Elhaida ka vendosur t`i kthejë përgjigje Eltonit, teka ka qenë e ftuar në “ABC e pasdites” me Ermal Peçin.

“Çdo njeri ka opinionin e tij, shijet e veta personale. Nuk mund të gjykoj absolutisht, por do preferoja që t’i dëgjonte para se t’i gjykonte ose të jepte një mendim”, tha ajo, duke mos u ndalur më shumë në këtë bisedë.

Këngëtarja tha që krahas këtyre kritikave, komentet në Youtube kanë qenë mjaft të mira, madje i është shtuar dëshira për të garuar sërish për në Eurovizion.

“Fansat e mi shqiptar duan shumë që të rikthehem në Eurovizion. Nuk e di fare, po ta them sinqerisht, a dua ta bëj apo s’dua ta bëj, unë di që dua të këndoj muzikën time, të ngjitem në skenë dhe të performoj atë që unë ndjej më tepër; skena nuk ka rëndësi”, tha ajo.

Të fundit