Flash News

POLITIKOFF

Italianët e kritikuan për shkak të grimit, Chiara Ferragni sqaron pse ishte e lyer kur solli në jetë vajzën

Italianët e kritikuan për shkak të grimit, Chiara Ferragni sqaron

Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, vajzën që e kanë pagëzuar me emrin Vittoria. Chiara dhe bashkëshorti i saj, reperi Fedez, janë shumë të njohur në Itali dhe të ndjekur po ashtu në rrjetet sociale.

Fakti që ajo u shfaq e lyer në dhomën e spitalit teksa kishte sjellë në jetë vajzën e tyre, u prit keq dhe u kritikua shumë nga italianët por dhe ndjekësit e saj ndërkombëtarë.

Chiara e ka sqaruar publikisht pse ka qenë e lyer.

“Faktikisht nuk e kam bërë këtë gjë, por isha duke filmuar para se të nisnin kontraksionet e lindjes dhe doktori më këshilloi që të shkoja direkt në spital, kështu që shkova siç isha. Lindja shkoi shumë mirë, zgjati vetëm 4 orë dhe kam patur vetëm 50 minuta dhimbje, pastaj bëra epiduralin dhe Vittoria lindi. Më pas pashë që makeupi kishte qëndruar ashtu siç e kisha bërë,"- ka thënë Chiara në një video.

Italianët e kritikuan për shkak të grimit, Chiara Ferragni sqaron

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Të fundit