Flash News

POLITIKOFF

E kritikuan për anglishten, Anxhela Peristeri: Flas 5 gjuhë të huaja

E kritikuan për anglishten, Anxhela Peristeri: Flas 5 gjuhë të

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovizion 2021" me këngën "Karma të cilën do ta këndojë në gjuhën shqipe.

Anxhela do të konkurrojë në natën e dytë të festivalit, me 20 maj dhe është e 11-ta në radhë për të kënduar. E ftuar sot në "E diell", Anxhela tha se do të kishte një performancë speciale me një trupë baleti, por sot ajo ka zbuluar se do të jetë e vetme në skenë.

“Po e zbuloj këtu sepse nuk kam zbuluar asgjë nga performanca, por do jem vetëm, pa trupë baleti. Veshja do të jetë pjesë e performancës, por nuk po e zbuloj ende edhe pse ka 2 muaj që punohet për të”, tregoi ajo.

Gjatë kësaj periudhe, ajo ka pasur disa intervista virtuale, për të cilat është kritikuar për anglishten, veçanërisht për një intervistë që u komentua gjërë (e keni në videon më poshtë).

“Si ka mundësi që në 30 minuta intervistë, portalet të fokusohen vetëm tek një detaj që unë s’po e kujtoja për momentin dhe ndaj e bëra me atë shenjë. Ne nuk kemi shkuar në Eurovision për të treguar sa mirë dimë të flasim, por sa mirë dimë të këndojmë edhe pse në fakt flas 5 gjuhë të huaja,"- tregoi Anxhela.

Më pas ajo shpjegoi deklaratën e saj në një emision grek, ku tha se stërgjyshi i saj e ka pasur prejardhjen nga Greqia.

“Po e sqaroj. Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri. Prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por siç e kam thënë gjithnjë, kam një prejardhje nga stërgjyshi nga Greqia, por kjo nuk do të thotë që jam greke”, deklaroi ajo.

Të fundit