Flash News

POLITIKOFF

E ndoqën teksa Meghan përcillte Archie-n, Harry i mërzitur me paparacët

E ndoqën teksa Meghan përcillte Archie-n, Harry i mërzitur me

Prej një viti e gjysmë Princi Harry ka hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe me bashkëshorten e tij Meghan Markle dhe djalin (së shpejti dhe vajzen e tyre) po jetojnë larg Mbretërisë së Bashkuar.

Por pavarësisht jetës së tyre në Amerikë, princ Harry vazhdon të ndiqet nga paparacit. Harry dhe Meghan janë përpjekur të mbajnë një profil të ulët publik, megjithatë paparacit sërish janë aty për t’i fotografuar edhe në momente si ky i fundit, kur Meghan ka përcjellë në ditën e parë të shkollës Archie-n.

Në “Armchair Expert” podcast, Harry tregoi se kur pa fotot e publikuara nuk i pëlqeu aspak ky veprim sepse fëmijët nuk kanë zgjedhje.

“Ata publikuan fotot e djalit tim në ditën e parë të shkollës. Paparacët janë si turmë e tërbuar. Fëmijët nuk kanë zgjedhje dhe as nuk mund të ngrihen e të flasin”-tha Harry.

Të fundit