Flash News

POLITIKOFF

E përfshinë në gjyqin "Depp-Heard", reagon për herë të parë Elon Musk

E përfshinë në gjyqin "Depp-Heard", reagon për

Nesër do të merret vendimi i gjyqit të Johnny Depp kundër Amber Heard.

Të premten, avokatët e ish-çiftit filluan të japin argumentet e tyre përfundimtare në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia, duke shqyrtuar shumë nga akuzat për secilën palë që nga fillimi i gjyqit më 11 prill. Avokatja e Depp, Camille Vasquez për akuzat e Heard për abuzim kundër aktorit në fund u shpreh se:

Ju ose i besoni të gjitha, ose asgjë. Ose ajo është viktimë e abuzimit vërtet të tmerrshëm ose është një grua që është e gatshme të thotë absolutisht asgjë të vërtetë në të gjithë këtë histori.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij përfundimtare, avokati i aktores në filmin ‘Aquaman’, Ben Rottenborn, deklaroi se:

Nëse vërtetohet se ai abuzoi një herë me të, Amber fiton.

E përfshinë në gjyqin "Depp-Heard", reagon për

Në historinë e ish-dy bashkëshortëve është përfshirë dhe Elon Musk, për të cilin pretendohet se Amber Heard tradhtoi Johnny Depp me të. Musk ka qenë për një periudhë kohe dhe i dashuri i aktores. Madje u përfol se Amber do e kishte si dëshmitar, por Musk nuk ka pranuar.

E përfshinë në gjyqin "Depp-Heard", reagon për

Biznesmeni i njohur ka thyer heshtjen dhe më në fund, teksa ka reaguar në lidhje me gjyqin e Johnny dhe Amber.  Mesa duket Elon priti derisa gjyqi të përfundonte dhe ditën e djeshme ai reagoi në rrjetin e tij sociale Twitter duke thënë se:

Shpresoj që të dy të vazhdojnë përpara. Në më të mirën e tyre, secili prej tyre është i mahnitshëm.

E përfshinë në gjyqin "Depp-Heard", reagon për

Të fundit