Flash News

POLITIKOFF

E përfshinë në memet me Berishën dhe Bashën, Arbana Osmani: Mos ma dërgoni më

E përfshinë në memet me Berishën dhe Bashën, Arbana

Shqiptarët e mësuar dhe ndoshta shpesh herë dhe "të lodhur" nga politika shqiptare - sidomos të rinjtë dhe adoleshentët - kanë preferuar t`i fusin një dozë shakaje një prej çështjeve më të diskutuara të momentit në politikë, përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha prej grupit parlamentar të PD-së.

Në rrjet ka shumë meme për ish-liderin historik të PD-së, Berishës dhe kryetarit aktual, Lulzim Bashës. Në një prej memeve, kanë përfshirë dhe moderatoren Arana Osmani.

Një foto e modifikuar, sikur Sali Berisha ka qenë në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" në Top Channel me Arbana Osmanin, ku ai ka ftuar Lulzim Bashën në emision. Kjo meme ka qarkulluar gjithnjë në rrjetet sociale dhe mesa duket ja kanë dërguar kaq shumë edhe moderatores Arbana Osmani.

Arbana ka vendosur ta postojë memen në Instagram dhe i është drejtuar fansave të saj të mos ia dërgojnë më.

“Po e publikoj që t’iu tregoj se po e kam parë dhe është shumë funny dhe nuk ka nevojë t’ma dërgoni më’, shkruan Arbana.

Kujtojmë që së shpejti, Arbana do të vijë me "Big Brother Albania" që do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel në fillim të tetorit.

E përfshinë në memet me Berishën dhe Bashën, Arbana

Të fundit