Flash News

POLITIKOFF

E përlotur në studio, Lei Kraja rrëfen tre momentet më të vështira të jetës së saj

E përlotur në studio, Lei Kraja rrëfen tre momentet më

Lei Kraja është kthyer në një nga moderatoret sportive më të pëlqyera të ekranit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e moderatores kanë bërë dhe fansat e saj ta ndjekin atë në çdo hap.

Moderatorja e "Digitalb" ka qenë e ftuar në ‘E ardhmja është vajzë’ në ABC News dhe është përlotur teksa ka rrëfyer 3 momentet më të vështira të jetës së saj.

“Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë.

Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë. Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira. Etapa tjetër ishte padiskutim kur u bëra e pavarur nga ana financiare, 21 vjeçe sa u diplomova. Mami u diagnostikua me një sëmundje kronike që e ka akoma dhe sot. Dhe për mua ishte pak e vështirë, sepse jam rritur e llastuar. Qëllova të isha në Neë York dhe aty ka shumë kërkesa. Atëherë e pashë jetën ndryshe, por kjo gjë më bëri shumë të zonjën. Etapa e 3 ishte këtu në Shqipëri kur erdha, ishte shumë e vështirë.

Të jepet një mundësi e shkëlqyer për të qenë në ekran dhe thjesht nuk je e aftë për momentin. Nuk kisha talent të them të drejtën, thjesht me këmbëngulje kam arritur këtu ku jam. Brryla nuk kam pasur aq shumë, duke e krahasuar me Amerikën”, tregoi Lei gjatë intervistës së saj përballë Ermira Caushollit.

Të fundit