Flash News

POLITIKOFF

E përlotur, Ronela flet për përgjegjësinë dhe emocionet e Eurovizion: Çdo grimcë mbështetje është një mal forcë për mua

E përlotur, Ronela flet për përgjegjësinë dhe emocionet

Pavarësisht se jashtë kufijve shqiptarë, Ronela Hajati momentalisht me këngën e saj "Sekret" është një ndër të preferuarat e publikut të Eurovizion, jo e njëjta gjë ka ndodhur në Shqipëri. Pavaraësisht se shumë e përkrahin dhe e mbështesin, ka dhe nga ata që nuk e kanë mbështetur pjesëmarrjen e saj në Eurovizion dhe madje edhe e kanë kritikuar për peshën.

Disa të tjerë e kanë kritikuar për këngën dhe në një fazë të tillë, siç Ronela e pohon vetë, tejet emocionale, çdo koment ndikon në gjendjen e saj.

Përmes një postimi të gjatë, Ronela ka bërë një rrëfim shumë emocional dhe prekës, teksa flet sinqerisht se sa pozitivisht ndikon çdo lloj mbështetje nga shqiptarët e saj.

Postmi i plotë i Ronelës:

Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne radhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! Gjatë gjithë jetës sime po këndoj në shumë faza dhe po ndjej si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua! Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj që është kështu kryesisht tërë kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime! Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume ❤

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Të fundit