Flash News

POLITIKOFF

E përndiqte prej muajsh, arrestohet 29-vjeçari i fiksuar pas Luanës

E përndiqte prej muajsh, arrestohet 29-vjeçari i fiksuar pas

Prej kohësh është bërë me dije se një 29-vjeçar po përndiqte moderatoren Luana Vjollca. I riu nga Kosova, Ajdin Morina u denoncua në Prokurorinë e Tiranës nga vetë Luana, sipas së cilës, 29-vjeçari i ishte kthyer në burim stresi.

E përndiqte prej muajsh, arrestohet 29-vjeçari i fiksuar pas

Sipas raportimeve të Ora News, djali nga Gjakova ka shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se moderatores dhe në këtë moment është arrestuar.

E përndiqte prej muajsh, arrestohet 29-vjeçari i fiksuar pas

Tetorin e vitit të shkuar, në një postim përmes rrjeteve sociale, i riu fyente dhe kërcënonte të gjithë ata që bashkëpunonin me dy motrat, duke shkruar se do të kishin “masakra në familje”.

E përndiqte prej muajsh, arrestohet 29-vjeçari i fiksuar pas

Kujtojmë se edhe më herët,policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekje të Luanës. Në prill të vitit 2017, Luana u përfshi në një përplasje të frikshme me një fansin e saj, i cili e përndiqte prej kohësh.

Bëhej fjalë për 31-vjeçarin Besmir Lila, i cili mbante me vete edhe një pistoletë.

Të fundit