Flash News

POLITIKOFF

E punësoi si avokaten e tij, Kanye West braktiset edhe nga Camilla Vasquez

E punësoi si avokaten e tij, Kanye West braktiset edhe nga Camilla Vasquez

Avokatët e divorcit të Kante West kanë hequr dorë nga puna për reperin për shkak të protestave të tij të vazhdueshme antisemitike.

Reperi është braktisur edhe nga një sërë bashkëpunëtorësh – si Gap, Vogue dhe Balenciaga – pas postimeve në mediat sociale.

Tani themeluesi i Yeezy, i cili gjithashtu po përballet me reagime për bluzat e tij "White Lives Matter", do të duhet të gjejë avokatë të rinj divorci në betejën e vazhdueshme me Kim Kardashian.

Ai ishte përfaqësuar nga avokatët elitë të divorcit, Bernard Clair dhe Bob Cohen, dhe nga firma e tyre prestigjioze. Por një burim tha të hënën, "Firma nuk po përfaqëson më Kanye West".

Cohen dhe Clair ishin firma e pestë ligjore e West në këtë rast divorci, pasi artisti miliarder i ka ndërruar shpesh avokatët që e kanë përfaqësuar atë gjatë vitit të kaluar.

Po ashtu, edhe avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, thuhet se ka ndaluar së punuari me Kanye West për shkak të komenteve të tij antisemitike. Vasquez informoi firmën e saj, Brown Rudnick, se ajo nuk ishte e gatshme ta përfaqësonte reperin më pak se një javë pasi ai e punësoi atë, raportoi TMZ të hënën. Megjithatë, firma e saj ishte ende e hapur për të punuar me West, nëse ai do të tërhiqte deklaratat e tij.

Javën e kaluar, Kanye u bllokua edhe nga Twitter dhe Instagram për shkak të mesazheve të urrejtjes për hebrenjtë.

Të fundit