Flash News

POLITIKOFF

E quajti konkurrenten "qorre", pendohet Reanto dhe reagon publikisht: Mos harroni diçka, Hell`s Kitchen është një show

E quajti konkurrenten "qorre", pendohet Reanto dhe reagon publikisht:

 

Puntata e së premtes që kaloi e "Hell`s Kitchen" ka shkaktuar mjaft debat në rrjetet sociale për shkak se Rento, chef-i i kuzhinës më të famshme në Shqipëri ofendoi një nga konkurrentet duke e i thënë "qorre" sepse ajo mbante syze optike.

Shumë personazhe të njohur dhe fansa e ndjekës të emisionit reaguan ashpër ndaj këtij ofendimi që Renato i bëri konkurrentes. Lidhur me këtë, ka reaguar vetë Renato publikisht i cili është shprehur duke thënë se edhe shefi pendohet:

“Edhe shefi pendohet
Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet!
Nje fjal qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi!
Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pam
Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato!
Mos harroni dicka, Hells kitchen eshte nje show! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje cfare ndodh aty!
Shihemi neser ne episodin e 3”.

Të fundit