Flash News

POLITIKOFF

E tradhtoi dy herë, Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes

E tradhtoi dy herë, Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes

Lidhja mes Neymar Jr, 32 vjeç dhe Bruna Biancardit, 29 vjeç, ka marrë fund. Lajmi për përfundimin e romancës vjen nga gazetari Thiago Sodré, nga ‘Correio Braziliense’. Sipas tij, mes të dyve tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor. Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe njoftimi zyrtar.

Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.

Si ishte marrëdhënia e Bruna Biancardi dhe Neymar Jr?

Të dy filluan të takoheshin në prill të vitit 2022, por besohet se ata kishin qenë së bashku për më gjatë. Në gusht të të njëjtit vit, ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Në janar 2023, ata u rikthyen sërish bashkë. Në pak kohë, ata njoftuan se do të bëheshin prindër.

Në korrik, Fernanda Campos zbuloi në internet se kishte një lidhje me Neymar dhe se të dy kishin qenë bashkë edhe në ditën e Shën Valentinit. Rasti bëri jehonë të madhe dhe, në atë kohë, futbollisti kërkoi një falje publike për të dashurën e tij të atëhershme, Bruna Biancardi. Më vonë, u shfaqën thashetheme të reja për tradhti.

Në tetor, u zbuluan imazhe të Neymar duke shijuar një natë në një klub nate në Barcelonë, Spanjë, së bashku me disa vajza të tjera. Videoja bëri që Biancardi të flasë në mediat sociale, duke thënë se ajo ishte “e zhgënjyer edhe sërish”. Menjëherë pas kësaj, ajo hoqi unazën e fejesës.

Të fundit