Flash News

POLITIKOFF

E transformuar totalisht, Parashqevi Simaku del nga spitali psikiatrik

E transformuar totalisht, Parashqevi Simaku del nga spitali psikiatrik

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka lënë pas problemet shëndetësore dhe është tashmë në gjendje të mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni Elton Ilirjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ndau disa foto të këngëtares, duke shkruar: "Surprizë, ja dolëm."

Simaku ishte e shtruar prej disa javësh në një spital psikiatrik në Nju Jork për shkak të një gjendjeje të rënduar psikologjike. Megjithatë, siç konfirmon Ilirjani, ajo tani është në gjendje të mirë dhe ka lënë pas vështirësitë shëndetësore.

Ende nuk dihet nëse këngëtarja do të rikthehet në jetën publike, por ky lajm ka ngjallur interes të madh tek fansat e saj, të cilët presin më shumë detaje mbi gjendjen dhe planet e saj të ardhshme.

E transformuar totalisht, Parashqevi Simaku del nga spitali psikiatrik

Të fundit