Flash News

POLITIKOFF

E urren punën, por nuk mund ta lësh? Disa mënyra për ta dashur pak më shumë

E urren punën, por nuk mund ta lësh? Disa mënyra për ta

Në një moment të caktuar të karrierës profesionale, secili prej nesh ka përjetuar ndjesinë e pakënaqësisë në punë. Por me rënien e besimit në tregun e punës dhe rritjen e konkurrencës, shumë njerëz po qëndrojnë në pozicionet e tyre, edhe nëse kanë humbur pasionin për punën që bëjnë. Ky fenomen njihet ndryshe si “përqafimi i punës”.

Nëse jeni të palumtur me punën aktuale që po bëni, ka mënyra për të përballuar këtë periudhë dhe madje për të rilindur pasionin për punën. Më poshtë renditen 20 mënyra:

Mendo për përfitimet që të jep puna

Nëse arsyet pse punon janë të paqarta, mund të përqendrohesh te përfitimet konkrete, ato financiare. Puna nuk na jep vetëm sukses , por gjithashtu pagë, stabilitet, rutinë, pushime dhe ndoshta edhe një aspekt social me kolegët. Kur mendon për përfitimet që ke, ndihesh më energjik!

Raporti me kolegët

Sipas psikologëve marrëdhëniet e afërta, e ngushta dhe jo vetëm reciproke me kolegët sjellin shumë përfitime. Lidhja me kolegët krijon siguri, rregullon gjendjen emocionale, dhe të jep mundësinë për të mësuar më shumë.

Momentet argëtuese

Argëtimi me kolegët e ndihmoi që të kapërcehet lodhja dhe stresi në punë. Momentet qesharake ndihmojnë që të rikthehesh te qëllimi i punës.

Mëso diçka të re jashtë punës

Ndjenja e përmbushjes jashtë zyrës ndikon pozitivisht në punë dhe ndihmon në ngritjen profesionale edhe nëse po kalon një periudhë krize në punë. Njohuritë e reja jashtë pune mund të kthen jo vetëm në një hobby, por edhe një trampolinë për të pasur më shumë sukses në karrierë.

Ndrysho ambientin e punës

Puna nga shtëpia është bërë normale në shumë fusha, dhe ndryshimi i mjedisit ndihmon të ndihesh më pak i ngujuar. Sipas psikologëve, kjo ‘teknikë’ jep ndjesinë e pushimeve falas dhe më shumë energji e optimizëm.

Personalizo hapësirën tënde të punës

Nëse nuk mund të largohesh nga zyra, mund ta bësh hapësirën tënde personale më të këndshme dhe më frymëzuese. Janë si injeksione motivimi!

Të mbash një ditar

Sipas psikologëve mbajtja e një ditari funksionon shumë mirë kur ndihesh i ngarkuar. Shkruaj në fund të ditës tre gjëra për të cilat je mirënjohës, ose tri gjëra që shkuan mirë, në këtë mënyrë do duket sikur ke kaluar një ditë shumë të mirë.

Fokusohu tek ato që të pëlqejnë

Ndryshe nga ajo që mendohet, pjesët e punës që pëlqehen mund të jenë një mundësi për të riorientuar detyrat. Provo jobcrafting dhe taskcrafting

Kur ke identifikuar pjesët e punës dhe aftësitë që dëshiron të zhvillosh, mund të ndryshosh detyrat në mënyrë që të përshtaten më mirë me to. Riorganizimi i listës së detyrave ditore (taskcrafting) ndihmon të ndihesh më i plotësuar dhe i kënaqur.

Të fundit