Flash News

POLITIKOFF

"E vështirë por ia vlen", Paris Hilton do të bëhet nënë me metodën In Vitro

"E vështirë por ia vlen", Paris Hilton do të bëhet

Në moshën 39-vjeçare, Paris Hilton ka vendosur të bëhet nënë. Ajo dhe partneri i saj Carter Reum do bëhen prindër por Paris do përdorë metodën In Vitro.

Trashëgimtarja e pasur i është nënshtruar procesit të fekondimit in Vitro, ku shtoi se i dashuri i saj, biznesmeni Reum është treguar tepër mbështetës gjatë procesit. Sipas saj, fertilizimi in vitro ishte e vetmja mënyrë që ata të kishin binjakë, saktësisht një vajzë dhe një djalë.

“Ishte e vështirë, por e dija që do t’ia vlente. E bëra disa herë. Fakti që e realizova si procedurë në paninë e Reum-it, një partner kaq mbështetës më bën të ndjehem si princeshë gjatë gjithë kohës. Jam shumë e emocionuar për të ndërmarrë një hap të ri dhe më në fund për të pasur një jetë të vërtetë. Unë besoj që të paturit një familje dhe fëmijë është kuptimi i jetës. Nuk ka ndodhur si eksperiencë më parë sepse kam ndjerë se askush nuk e ka merituar atë lloj dashurie nga unë, por tani kam gjetur më në fund njeriun që e meriton vërtet,”- ka treguar Paris.

 

Të fundit