Flash News

POLITIKOFF

Edhe pse artist i afirmuar, Gjon’s Tears heq këpucët dhe konkurron në "The Voice" në Francë

Edhe pse artist i afirmuar, Gjon’s Tears heq këpucët dhe

Mesa duket Gjon’s Tears i ka shumë qejf sfidat dhe edhe pse tashmë është një artist i afirmuar dhe ishte shumë pranë fitores së "Eurovizion 2021", ai ka marrë pjesë në "The Voice"
 në Francë.

Që në sekondat e para të konkurrimit, juria franceze u mahnit, duke mos pritur momentin final, të pesë anëtarët e jurisë u kthyen.

Artisti me origjinë shqiptare u shfaq të shtunën në audicionet e fshehura të “The Voice All-Stars” në Francë. Në vitin 2019, publiku francez u mahnit nga talenti i shqiptarit, ku arrit deri në gjysmëfinale. Gjon’s Tears vendosi të hyjë sërish në 'The Voice' dhe konkurroi me këngën e Yseult “Corps”, i shoqëruar vetëm me pianon e tij dhe me atletet e hequra, këngëtari shqiptar dha një performancë të jashtëzakonshme.

 “Po lexoja një faqe lajmesh angleze ndërsa pija kafen time në mëngjes dhe krejt papritur pashë fytyrën tënde. Dhe pashë që po merrje pjesë në Eurovision. E kam ndjekur rrugëtimin tënd, e kam dëgjuar këngën tënde. Ndjeva shumë krenari,"-  tha ish-trajneri i tij, Mika.

Më bëre të udhëtoja. Zëri yt është një anije kozmike,”- tha Patrick Fiori.

"The Voice All-Stars" është një edicion unik për të festuar një dekadë suksesi. Pjesë e tij janë 50 talente që tashmë kanë shkëlqyer në “The Voice” dhe “The Voice Kids”, mes tyre Gjon’s Tears, ku janë rikthyer për të provuar fatin e tyre.

Një detaj mjaft interesant nga Gjon`s Tears ishte momenti final kur vesh atletet e tij, që do të thotë se ai ka shijuar performancën deri në fund pa këpucë.

Edhe pse artist i afirmuar, Gjon’s Tears heq këpucët dhe

Kujtojmë se Gjion`s Tears u rëndit i pari me votat e jurisë në "Eurovizion 2021" dhe më pas me votat e e publikut u spostua në vendin e tretë.

Të fundit