Flash News

POLITIKOFF

Edicioni i 19-të i TIFF, numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës

Edicioni i 19-të i TIFF, numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga

Në datat 24-30 shtator nis edicioni i 19-të i "Tirana Film Festival" i cili për shkak të pandemisë së Covid-19 do të jetë hibrid, pra me shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit e shumtë në Shqipëri dhe në botë - të cilët nuk mund të udhëtojnë lirisht drejt Shqipërisë.

Sipas deklaratës për shtyp nga "TIF", ky edicion ka shënuar një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për Academy Aëards.

Nga 40 vende te Evropës 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës se Veriut 558 filma, nga 8 vende të Amerikës se Jugut 66 filma, nga 38 vende të Azisë 530 filma, nga 17 vende të Afrikes 34 filma dhe nga 4 vende të Australisë dhe Oqeanisë 56 filma.

Ky edicion do të hapet me premierën kombëtare të filmit 'Hive' (Zgjoi) nga Blerta Basholli, fitues i Grand Jury Prize, Directing Award dhe Audience Award ne Sundance, festivalin më të rëndësishëm në SHBA dhe do të mbyllet me premierën kombëtare të filmit 'Looking for Venera' nga Norika Sefa, fitues i Tiger Aëard në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.

Të fundit