Flash News

POLITIKOFF

Eduart Grishaj tregon banorët më tekanjozë të “BBVIP”: Olta Gixhari ishte…

Eduart Grishaj tregon banorët më tekanjozë të

Regjisori Eduart Grishaj ka folur për banorët e BBVIP, ku nuk ka nguruar që ti rendisë ata edhe sipas tekave.

Tan Brahimi, sipas tij zinte vendin e dytë, ndërsa më tekanjozja ishte aktorja Olta Gixhari.

Ai thotë se ata iu bënë si ata fëmijët e kopshtit, ku secili kishte kërkesa.

Olta Goxhari ka qenë një nga banoret më tekanjoze. Por ka pasur dhe të tjerë tekanjozë. Vendin e dytë e mban Tan Brahimi, shumë problematik. Erdhi një moment që m’u bë si fëmija në kopësht. Vetëm më thërrisnin: O Edi ky Tan Brahimi do të dalë. Thoshte dua të dal… jo se nuk po dal, ose po dal… ka qenë më i bezdisshmi”, tha Grishaj në Fun Club.

Grishaj shprehet se banorët e këtij sezoni kanë qenë të llastuar. “Shumë të llastuar kanë qenë këtë vit, por do zemë mend për vitet e tjera”.

Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

Të fundit