Flash News

POLITIKOFF

Eduarti i dedikon këngë Arbanës nga ekrani teksa moderatorja nuk dinte asgjë

Eduarti i dedikon këngë Arbanës nga ekrani teksa moderatorja nuk

Mbrëmë në "Top Arena" një ndër të ftuarit ishte dhe regjisori Eduart Grishaj, partneri i Arbana Osmanit me të cilën kanë dhe një djalë, Diellin.

Kur askush nuk e priste, Eduarti i ka bërë një dedikim Arbanës, shumë emocionues teksa moderatorja nuk dinte asgjë.

Eduarti tregoi se para 12 vitesh ka punuar me Manushin i cili i kishte thënë se Edurati do të bëhet një ditë dhe Manushi ndër të tjera tha se ka zbuluar një talent nga Eduarti - atë të këndimit - ndaj nuk mund të ikte nga emisioni pa kënduar.

Zgjedhja e Eduartit ka qenë "Sytë e tu" dhe para se ta këndonte, ai tha:

“Po këndoj një këngë shkodrane që quhet ‘Sytë e tu’ dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani."

Ndërkohë Arbana po zhvillonte një pyetësor në Instastory dhe kur u pyet nga një ndjekës nëse po e shihte “Top Arena”, ajo u përgjigj: “Jo, pse ça ka sonte?”

Ndërsa sot në mëngjes moderatorja publikoi një foto nga ashensori së bashku me Eduartin dhe foton e shoqëroi me mbishkrimin:

“Mirëmëngjesi nga unë dhe djali i dedikimeve”.

Eduarti i dedikon këngë Arbanës nga ekrani teksa moderatorja nuk

Të fundit