Flash News

POLITIKOFF

Efi tregon historinë e saj: Kam tentuar të vras veten

Efi tregon historinë e saj: Kam tentuar të vras veten

‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.

Por, përpos aventurave dhe argëtimit, konkurrentët e programit kanë dhuruar dhe momente emocionale. Mbrëmjen e djeshme në episodin e gjashtë të gjithë vëmendjen e mori rrëfimi i Efit e cila tregoi për një lidhje katër vjeçare në të shkuarën që duket se ka qenë shumë e vështirë për të për t’u kaluar dhe madje se ka tentuar vetvrasjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kepi i Tundimeve (@kepiitundimeve.tch)

"Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajtur goxha kohë. Ka qenë një njeri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thonte ti nuk vlen, nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time."

Të fundit