Flash News

POLITIKOFF

Egla Ceno "rrëfen" të pathënën e fitores së BBVA

Egla Ceno "rrëfen" të pathënën e fitores së

Egla ka vendosur tu japë fund këtyre zërave duke thënë "të vërtëtën" që fshihet pas fitores së saj. Me anë të një postimi në InstaStory ish-banorja e BBV nuk ka ngurruar të ironizojë zërat e atyre që kanë thënë se ajo e ka fituar BBV3 për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh Egla.

“Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.

Ndër të tjera ajo shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”.

Të fundit