Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku
Egli Tako ka folur për herë të parë hapur rreth ndarjes nga aktori i njohur Olsi Bylyku.
Teksa qëndronte me dy prej banoreve të shtëpisë, ajo ka ndarë emocionet dhe reflektimet e saj pas kësaj periudhe të vështirë, duke shpjeguar se ndarja ka qenë një vendim i vështirë, por e nevojshme për të dy dhe për fat nuk ka patur pasoja, si ardhje në jetë të një fëmije të pafajshëm etj.
Ajo ka folur për respektin dhe mirënjohjen që ndjen për Olsin dhe se kjo ndarje nuk do të ndikojë në mënyrë negative dhe Egli ka zgjedhur të jetë “gojëkyçur” për hir të gjithë dashurisë dhe momenteve të bukura që ka kaluar me të.
“Kam patur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndejtur bashkë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi ndonjë ardhje në jetë e një fëmije, ndonjë martesë apo ndonjë ceremoni.
Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër…Kam zgjedhur të qëndrojë “gojëkyçur” sepse kam respekt.
Normalisht që kur ndahesh ka një gjë të keqe patjetër, si ai për mua, si unë për atë. Por unë kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike.
Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë. Për hir të 5 viteve që kam ngrënë e kam pirë e kam kaluar aq kujtime të bukura, e për hir të gjithë dashurisë!”– tha Egli.