Flash News

POLITIKOFF

Egzona akuza të rënda ndaj Trixës: Nuk jam vajzë që ndaj çifte

Egzona akuza të rënda ndaj Trixës: Nuk jam vajzë që

Egzona Rafuna është përfolur shumë për raportin që krijoi në shtëpinë e BBV me Donaldin, Jashtë madje u pa si një pëlqim nga ana e moderatores nga Kosova për aktorin dhe shpesh u komentua se loja e saj ishte që të ndihmonte lojën e Donaldit.

Jashtë BBV, Trixa u duk që ishte disi xheloze për Egzonën dhe për këtë, moderatorja ka vendosur të reagojë mbrëmë në "Post BBV" ku dhe hodhi disa akuza të renda kundrejt Trixës.

“Unë nuk jam vajzë që bëj diçka, me nda çiftet. Vetëm nëse ka menduar këtë pjesë. Kam parë shumë video që Trixa e ka shprehur disa herë që Egzona më jep shumë energji të mirë, përqafimet e saj më japin energji shumë të mirë. Edhe realisht unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Trixën. Gjitha ato përqafime, gjithë ai afrimitet me Trixën ka qenë real sepse realisht e kam ndjerë," - tha Egzona ndërsa Arbana i tha: “Po thua që Trixa është një vajzë që i ndan çiftet?” 

“Jo. Se u diskutua më herët që kur ka ardhur Trixa, është shoqëruar shumë me Semin edhe Donaldin. Dhe në një farë forme është parë si pëlqim mes tyre. Unë pavarësisht se kam ndenjur me Donaldin dhe Trixën nuk kanë qenë qëllimet e mia që as t’i jap Donaldit sinjale nga jashtë dhe as që ta ndaj Trixën nga Donaldi,”, u përgjigj moderatorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit