Flash News

POLITIKOFF

Egzona flet e zhgënjyer nga BBV: Nëse do pyetesha sërish nuk do të hyja

Egzona flet e zhgënjyer nga BBV: Nëse do pyetesha sërish nuk do

Moderatorja nga Kosova, Egzona, një nga banorët që ka lënë së fundmi shtëpinë e Big Brother Vip, ka qenë sot e ftuar në "Breaking News" në Top News, ku ndër të tjera ka folur për zhgënjimin që mori nga ky format.

Ajo po ashtu tha se nëse do të pyetej sërish nëse donte të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, përgjigja do ishte jo.

"Gjëja që më ka zhgënjyer? Nuk kisha më thënë, por thjesht më ka prekur shumë ftohtësia e banorëve. Unë vazhdimisht sa kam qenë aty, jam munduar ta shijoj, por shpesh herë ftohtësia prej banorëve, ato barrierat që ata nuk lejonin me i kalu. Nga jashtë mundohem me i kuptu por brenda ka qenë një presion shumë i madh dhe një ndjenjë shumë e keqe. Por nëse do të pyetesha sërish nëse do doja të hyja në Big Brother, përgjigja është jo,"- tha Egzona.

Të fundit