Flash News

POLITIKOFF

Egzona tregon pse iu afrua Donaldit pasi doli Trixa nga BBV

Egzona tregon pse iu afrua Donaldit pasi doli Trixa nga BBV

Egzona Rafuna, banorja më e fundit që la shtëpinë e BBV ka qenë dje e ftuar në “fan Club” ku deklaratat e saj janë bërë virale, sidomos ajo që tha se ishte produksioni ai që vendosi që të ishte Donaldi personi që do të kujdesej për Trixën.

Egzona është pyetur po ashtu dhe për afrimin me Donaldin, e sidomos pas daljes së të dashurës së tij, Beatrix Ramosaj.

Egzona tha se ju afrua Donaldit sepse nuk donte të bëhej bashkë me banorët që e sulmonin Donaldin dhe shtoi se në atë periudhë, aktori ka qenë sëmurë.

“Unë e kam parë të nevojshme të afrohesha kur Triksa ishte keq. Edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa kam njerzillëkun. Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. Më ka ardhur keq që Triksa po m’i thotë ato gjëra. Mendova për familjen time, se unë shoqërinë, familjen dhe karrierën i kam të shenjta”, tregoi Egzona.

Të fundit