Flash News

POLITIKOFF

Einxhel dhe Beniada takohen publikisht dhe 'u munduan' të sqarojnë marrëdhënien e tyre

Einxhel dhe Beniada takohen publikisht dhe 'u munduan' të

Pas daljes nga Big Brother VIP, mes Einxhel dhe Beniadës u vu re një ftohje. Miqësia mes vajzave nuk vazhdoi siç pritej kur ishin brenda shtëpisë dhe nuk u kuptua pse. Në një intervistë për “Why Not”, e pyetur nëse flet me Beniadën Einxhel tha jo, sepse s’ia kishte numrin e telefonit.

Në daljen e fundit publike, vajzat u munduan të tregonin se janë ok me njëra-tjetrën, edhe pse u shfaqën të ftohta. Ato janë takuar për herë të parë publikisht pas shumë kohësh në "He/She’s On Top", dhe kanë thënë se nuk ka asgjë për çfarë të shkruhet në media, sepse ato janë të lumtura.

"E prisnim të na vinte Einxhel. Jam e lumtur që ka ardhur, duket e qetë, e lumtur. Nuk ka asgjë për të shkruar, jeta vazhdon, të dyja jemi shumë të lumtura," -u shpreh Beniada.

Edhe Einxhel u shpreh shkurtimisht duke folur vetëm për të shkuarën.

"Kam kujtime shumë të bukura nga Big Brother. Me Beniadën kam kujtime të të gjitha formave,"-tha Einxhel.

Madje, për t’i vënë kapakun kësaj teme, Einxhel dhe Beniada u përqafuan, megjithëse u duk një përqafim i sforcuar dhe i ftohtë.

Të fundit